Leri të tepërtat, gjej Zotin!

Kush i le fjalët e tepërta, i jepet urtësia;

kush e le shikimin e tepërt i jepet përkushtimi me zemër;

kush e le ushqimin e tepërt, i jepet shija e ibadetit;

kush e le të qeshurit e shumtë, i jepet pozita (respektohet);

kush e le shakanë, i jepet fisnikëri; kush e le kënaqësinë e dynjasë, i jepet dashuria e Ahiretit;

kush e le të përfolurit e të metave të të tjerëve, i jepet përmirësimi i të metave të veta;

kush i le shpifjet në atë se si është e çfarë është Zoti, i jepet pafajësia (pastrohet ) nga nifaki – dyfytyrësia”.

Thënie nga Hz. Omer

Pin It