Licenca e psikologut – 165 profesionistë mund të ushtrojnë individualisht profesionin

Shpërndahen licencat e para për ushtrimin individual të profesionit të psikologut në vendin tonë. Pas ndryshimit të ligjit për profesionet e rregulluara tashmë do të bëhet e mundur që ofrimi i shërbimit të psikologut të përmirësohet, sipas presidentes së Urdhrit të Psikologut, Dr. Valbona Treska.

“Kemi menduar që për 7 persona të bëhet dhënia e licencave në mënyrë simbolike”, u tha Treska.

“Kemi krijuar strukturat e profesionit të psikologut në mjekësi, në spitale, në sistemin gjyqësor, në sistemin shkollor e kështu me radhë”, tha Theodhori Karaj nga Departamenti i Psikologjisë pranë FSHS.

Fillimisht janë shpërndarë 165 licenca për psikologët, por procesi i licencimit do të vijojë për të gjithë ata profesionistë që  plotësojnë kriteret ligjore./Konica/

Pin It