12 persona janë arrestuar në një operacion kundër terrorizmit në Brazil. Ky operacion vjen disa ditë përpara hapjes së lojërave Olimpike që zhvillohen në Rio nga data 5 deri me 21 gusht. Lajmi për ndalimin e tyre është konfirmuar nga ministria Braziliane e Drejtësisë.
Mësohet se 12 personat ishin rekrutuar nga ISIS nëpërmjet internetit, dhe ishin udëhzuar që të kryenin sulme terroriste pas fillimit të Lojëvra Olimpike.
“Bëhet fjalë për një celulë terroriste që ka kaluar nga mesazhet e dyshimta në internet tek aktet pregatitore për sulme të mundshme”, ka shpjeguar ministri I Drejtësisë, Aleksandër Moraesh. Arrestimet janë bërë në San Paolo dhe Parana.