Luciano Pavarotti, tenori që i pëlqente të gjithëve

Dhjetë vite më parë, në 6 shtator 2007, vdiq Luciano Pavarotti, tenori i madh dhe super ylli botëror i lirikës, por jo vetëm.

“Big Luciano” dinte më mirë se kushdo të bashkonte operën me popin dhe rrokun. Shumë përkujtime për nder të tij. Në Arenën e Veronës këtë mbrëmje “Pavarotti 10th Anniversary”, i bën homazh duke mirëpritur në skenë shumë nga ata që e shoqëruan gjatë karrierës së tij të gjatë nga Placido Domingo tek Jose Carreras, Zucchero, Giorgia, Il Volo, 2Cellos…

Një ikonë e paharrueshme e lirikës dhe muzikës në përgjithësi , “Big Luciano” ka ditur të mbushë teatro dhe sheshe të më shumë se gjysmës së botës me duetet e tij të famshme “Pavarotti and Friends” dhe me Tre Tenorët.

Regjisori që ka fituar çmimin Oscar Ron Howard është gati të drejtojë një dokumentar mbi jetën e tij, ndërsa qyteti i Pesaro, ku tenori kishte , qetësinë e tij, do t’i vërë sot emrin e tij plazhit të BaiaFlaminia.

Sëmundja

Tumori në pankreas e mundi në 2007 pas një beteje të gjatë dhe në moshën 71 vjeçare Pavarotti vdiq, rreth orës 5 të mëngjesit në vilën e tij në Santa Maria del Mugnano, në fshtrat pranë Modena, ku ishte kthyer në 25 gusht pas një shtrimi prej 18 ditësh në Qendrën Onkologjike të Poliklinikës për të luftuar një temperaturë të lartë dhe probleme të mushkërive, që e kishte prekur ndërsa ishte me pushime në vilën e tij në kodrat e Pescaros me gruan e dytë, Nicoletta Mantovani dhe vajzën Alice.

Dhjetë vite pas vdekjes së tij, qëndron miti i këngëtarit që në Londër në 2 qershor 1996, në moshën 31 vjeçare, në ‘Fille du règiment’, e vetmja opera në gjuhën jo italiane, ku Pavarotti mbajti një koncert , interpretoi arien ‘Ah, mes amis, quel jour de fete!’ , ku përfundoi në gazetat e gjysmës së botës duke hyrë në legjendën e lirikës, që i bashkohet mitit të artistit që në vitet ’80 dhe ’90 fitoi famë , falë edhe televizionit.

Është përiudha e mega koncerteve të tij oqeanikë ( në New York një ‘Rigoletto’ në formën e një koncerti në 17 qershor 1980 në Central Park dh një recital në 26 qershor 1991, me më shumë se 200.000 spektatorë; në Londër në Hyde Park në 30 korrik të të njëjtit vit me 330.000 spektatorë; në Paris poshtë Tour Eiffel në 2 shtator 1993, duke kaluar në stadiume dhe pallate sporti).

Vijnë më pas edhe takimet së bashku me artistë të ndryshëm, duke nisur me 33 koncerte të “Tre Tenorëve”, me Placido Domingo dhe José Carreras mes 7 korrik 1990 dhe 2003, i njëjti vit kur lindin edhe festat e mëdha “Pavarotti & Friends’ (10 edicione nga 1992 në 2003), ku interpreton me yje ndërkombëtarë të popit dhe rrokut. Janë evente të organizuara me ndihmën e Nicoletta Mantovani, metë cilën u martua dhe lindën vajzën Alice./Tgcom24/ATA/

Pin It