Luiza Gega thyen rekordin kombëtar

Luiza Gega është aktualisht atletja më e suksesshme për Shqipërinë.

Ajo së fundmi ka thyer rekordin kombëtar të 3000 mijë metrave me pengesa.

Atletja shqiptare e bëri këtë në Diamond League, në Romë, ku u rendit në vendin e nëntë mes 22 garueseve.

Gega ndali kronometrin në 9 minuta e 22 sekonda, duke përmirësuar kohën e saj të mëparshme me më shumë se 4 sekonda.

Në garën që u fitua nga keniania Kiyeng, Gega nuk mundi të marrë pikë të vlefshme për renditjen e përgjithshme të Diamond League vetëm për një pozicion.

Pin It