Lumturia jonë qëndron në lumturinë e njerëzve të tjerë

Njëherë një grup i madh njerëzish ishin duke mbajtur një seminar. Papritur drejtuesi i seminarit ndaloi, dhe vendosi të bëjë një aktivitet grupor. Ai filloi t’i japë secilit person një tullumbace. Secilit person ju kërkua të shkruajnë emrin e tyre në tullumbace më një laps me ngjyrë. Dhe pastaj të gjitha tullumbacet u mblodhën dhe u vendosën në një dhomë tjetër.

Njerëzit u futën në atë dhomë dhe ju kërkua secilit të gjejë balonën në të cilën kishin shkruajtur emrin e tyre brenda 5 minutave. Secili ishte duke kërkuar çmendurisht për të gjetur emrin e tij, duke u përplasur njëri me tjetrin e duke u shtyrë, duke e kthyer vendin në një kaos të vërtetë. Pas 5 minutash u vu re se askush nuk e kishte gjetur balonën e tij.
Pastaj, drejtuesi i tha të pranishmëve të marrin një balonë rastësisht dhe t’ia japin personit emri i të cilit ishte i shkruajtur aty. Brenda 5 minutave çdokush kishte balonën e tij.
Drejtuesi tha: “Kjo ështe duke ndodhur në jetët tona. Gjithësecili është duke kërkuar për lumturi gjithandej, duke mos e ditur ku është.”

Lumturia jonë qëndron në lumturinë e njerëzve të tjerë. Jepu atyre lumturinë e tyre, e ju do të merrni lumturinë tuaj…

Pin It