Lutjen nuk e braktisi asnjëherë…

Po të vërejmë jetën e Profetit të Njerëzimit a.s., do konstatojmë se ai gjithë jetën e vet e ka kaluar me duá. Ai ulej duke u lutur, ngrihej duke u lutur, ditë-natë vetëm Atij i drejtohej dhe prej Tij ndihmë kërkonte. Ai a.s. kur shtrihej, ngrihej, hipte diku, zbriste nga diku, kur takohej apo bisedonte me njerëz, kur i dilnin pengesa përpara… pra në çdo moment, ai vetëm lutej dhe lutjen nuk e braktisi asnjëherë gjatë jetës së vet.

Nga Profeti ynë i dashur a.s. mësuam mënyrat dhe format e duhura të duásë; mësuam fjalët e tij të përzgjedhura, fjalët më të vyera me të cilat ai i drejtohej Allahut xh.sh. Po ashtu, po të shfletojmë faqet e historisë islame, do të gjejmë se njerëzit më të lartësuar zgjidhnin fjalët më të bukura, më të lartësuara për t’iu drejtuar të Plotfuqishmit xh.sh.

Pin It