Makineria që hekuros 12 rroba njëherësh për 3 minuta

Për shumë femra, hekurosja e rrobave është një nga gjërat më të bezdisshme.Dy shkencëtarë kanë menduar për to duke krijuar një makineri, e cila do i ndihmojë duke i hequr një barrë nga punët e shtëpisë.

Quhet Effie dhe krijuesit e saj 27 vjeçarët nga Londra, Rohan Kamdar dhe Trevor Kerth pretendojnë se do shkurtojë kohën e hekurosjes me 95%.

Mjafton vetëm të merrni rrobat e ti fusni në makineri dhe do të thahen dhe hekurosen për 3 minuta dhe mund të shkarkoni aplikacionin Effie në telefonin tuaj për tu njoftuar kur rrobat të jenë gati.

Sipas krijuesve, në të mund të futen 12 rroba njëkohësisht, këmisha, bluza, pantallona madje edhe të brendshme. Pajisja madje ka një ndarje aromatike për tu dhënë rrobave aromën që dëshironi. Effie pritet të dal në treg në muajin mars të vitit 2018.

Pin It