Malarie në Greqi, regjistrohen 65 raste

malaria

Në 12 qytete të Greqisë është ndaluar donacioni i gjakut për shkak të sëmundjes se malaries.

Zonat e prekura janë nga Peloponezi në Selanik. Mbi 60 raste janë shënuar me malarie, ku personat janë infektuar kryesisht në Afrikë.

Rastet më të rënda të malaries në Greqi janë regjistruar katër vite më parë.

Por shkurtimet në buxhet për luftimin e mushkonjës që përhap  malarien janë bërë shkaku që sëmundja të riaktivizohej sërish.

Malaria është tepër e rrezikshme dhe shkaktohet nga një parazit i quajtur Plasmodium, i cili fillimisht fshihet në mëlçi para se të shkojë drejtpërdrejtë në gjak dhe të infektojë të gjitha qelizat e kuqe të gjakut të cilat bartin oksigjen rreth trupit.

Mjafton një pickim nga mushkonja dhe sëmundja përhapet. Qendra greke për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thotë se vetëm prej mesit të muajit gusht në Greqi janë zbuluar 65 raste të malaries në krahasim me 85 gjatë gjithë vitit të kaluar.

Pin It