Maria Kyri, nobelistja e parë femër për zbulimet e saj

8d9d273c27cf3ecd20aa8982a84ce64b
Akademia Franceze e Shkencave (e përbërë nga të gjithë burra) kundërshton pranimin si anëtare të fitueses së Çmimit Nobel, Marie Curie; fizikante polake – franceze e natyralizuar – kimiste – gruaja e parë e nderuar me çmimin Nobel; gruaja e parë profesore në Universitetin e Parisit, dhe në vitin 1995, gruaja e parë që do të varrosej për meritat e veta në panteonin në Paris.

Maria Sklodovska ka lindur ne Varshave, Poloni, ne 7 Nëntor 1867, një nga pese fëmijët e Bronislawa dhe Wladyslaw Sklodowski. Fëmijët e tjerë te kësaj familjeje ishin Zofia (i lindur 1862), Józef (1863), Bronislawa (1865), dhe Helena (1866).

Maria punonte natën dhe studionte ditën. Ajo u diplomua për fizike dhe filloi punë në laboratorin industrial në Lipman. Me 1894 ajo u diplomua gjithashtu për matematike. Në ketë kohe Pierr Kyri hyri në jetën e saj. Ai ishte instruktor në shkollën fizike-kimi, École Supérieure de Physique et de Chimie Industrielles de la Ville de Paris (ESPCI). Maria filloi karrierën e saj shkencore duke u marre me vetitë magnetike. Kjo gjë e lidhi atë me Pierrin. Ikja e tyre në Varshave thelloi dashurinë e tyre. Një vit me vone, me korrik 1895, ajo dhe Pier u martuan dhe te dy se bashku u larguan nga laboratori. Tashme Maria kishte gjetur një partner shkencëtar siç ishte dhe vete.

12_Marie_Curie_1200px

Me 1896 Henri Bekuerel zbuloi që kripa e uraniumit rrezatonte rreze X. Skodovska-Kyri vendosen te eksploronin në lidhje me ketë zbulim. Ata zgjodhën një teknike te mençur për te investiguar. 15 vjet para, bashkëshorti dhe vëllai i saj kishin zbuluar elektrometrin, një mjet për matjen e ngarkesës elektrike. Duke përdorur elektrometrin, ajo zbuloi se rezet e uraniumit shkaktonin në ajër përcjellje elektriciteti. Duke përdorur ketë teknike, rezultatet e para që gjeti ishin që përbërëset e uraniumit vareshin nga sasia e uraniumit te përdorur. Puna që ajo kishte bere ishte me e rëndësishmja drejt zbulimeve shkencore.

Çifti mori për shqyrtim 2 minerale uraniumi, pichblend dhe torbernit. Pichblend ishte kater here me aktiv se uraniumi. Në prill 1898 ata shume optimiste peshuan 100 gram pichblend dhe e lidhi atë me një shtypës dhe me llac. Ata nuk arritën te realizonin atë që kërkuan dhe filluan te procedonin me tone mineralesh.

Skodovska arriti nga kërkimet e shumta te zbulonte një element te ri që e quajtën polonium, për ndër te Polonisë. Në dhjetor 1898 Kyrite zbuluan një tjetër element te cilin e quajtën radium lidhur me radioaktivitetin. Me 1898 Kyrite me zbulimet që bene ishin tepër te pasur. Qëllimi i tyre tashme ishte te ndanin radiumin në kristale me te vogla. Me një ton pichblend dhe 1/10 e kloridit te radiumit dhe e shpërbashkuan atë në 1902.

be964fc0fcd54c78d24684b262b3fe9a

Maria solli në jete 2 vajza Irene (1897) dhe Eve (1904). Fatkeqësisht Pierr vdiq nga një aksident duke ecur në Rue Daufine. Maria vizitoi për here te fundit Poloninë në pranverën e vitit 1934. Pas një muaji, ajo u nda nga jeta. Vdekja e saj me korrik 1934 në sanatoriumin në Passy, në Francën lindore, nga një anemi aplastike shkaktuar nga rrezet e radioaktivitetit.

Jeta e saj i është kushtuar pikërisht zbulimit që ajo beri te cilin e eksperimentoi tek vetja e saj dhe i shkaktoi vdekjen. Laboratori i Maries është tanimë “Muzeu Kyri”.

Pin It