Mbrojtjen e të dhënave personale, miratohet protokoli i konventës

Eshtë dashur një kohë e gjatë negociatash e diskutimesh për të arritur në miratimin e protokollit të  modernizimit të konventës mbi mbrojtjen e të dhënave personale.

Kështu, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës miratuan sot protokollin e modernizimit të Konventës “Për mbrojtjen e individëve nga procedimi automatik i të dhënave personale” të vitit 1981 (Konventa 108 e KiE). Ky dokument është instrumenti më i rëndësishëm ndërkombëtar me fuqi detyruese për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësinë e individit në hapësirën evropiane e më gjerë dhe është i hapur për t’u nënshkruar edhe nga shtete në kontinente të tjera.

Ky modernizim ecën paralelisht me reformën e madhe rregullatore në Bashkimin Evropian , pra Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave, hyn në fuqi më 25 maj të këtij viti ndërsa miratimi i Protokollit (CETS No. 223) ps u bë në mbledhjen e 128-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës të zhvilluar në Danimarkë(organizmi më i lartë vendimmarrës i organizatës).

Prej datës 25 qershor 2018, gjatë punimeve të Sesionit të 3-të të Asamblesë Parlamentare, Protokolli do të jetë i hapur për t’u nënshkruar nga vendet që kanë ratifikuar Konventën 108.

Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës prej vitit 1995 ndërkohë që kuvendi e ka adoptuar Konventën 108 dhe Protokollin shtesë në legjislacionin kombëtar nëpërmjet ligjeve nr. 9287 dhe nr. 9288 të datës 07.10.2004. /ATA/

Pin It