Me emrin e Zotit…

Emri “Rrahman”, tregon se Zoti i Madhërishëm është mëshirues për gjithçka për të gjitha krijesat e tij pa përjashtim nga ku kanë marrë edhe kënaqësitë e mirësitë si dhurues i jetës dhe furnizimi me çdo gjë që i nevojitet në këtë botë. Fjala “Rrahim” përfaqëson mëshirën e Allahut vetëm për njerëzit që e kanë njohur dhe besuar si të vetmin Zot, krijues e sundues i gjithçkaje që ekziston. Zoti në Kur’anin Famvlartë thotë: “Mëshira ime e përfshin çdo gjë!” [Surja A’raf, 157]

Çdo gjë ekziston, vepron dhe lëviz në emër të Zotit të Madhëruar. Farat shumë të vogla dhe bërthamat që ngrejnë pesha të rënda, sa një mal. Çdo pemë thotë “Bismil-lah”, mbledh frutat nga thesari i të Gjithëmëshirshmit dhe na ushqen neve. Çdo kafshë e butë, si: lopa, deveja, delja, dhe dhia thonë “Bismil-lah” dhe bëhen si një krua i Zotit të Madhëruar, ku rrjedh si burim, qumështi. Ato neve na japin lëngun më të mirë të gjallërimit, në Emër të Furnizuesit të botërave. Çdo bimë apo pemë, rrënjët dhe damarët e të cilave shtrihen si fije mëndafshi nën tokë thotë: “Bismil-lah” dhe kështu shpojnë tokën dhe shkëmbin e fortë, duke depërtuar në mesin e tyre.

Do të thotë që kur besimtari e fillon punën “me emrin e Allahut mëshiruesit mëshirëbërësit”, ka ndërmjetësuar me mëshirën e gjerë të Allahut, nga i cili varet i gjithë suksesi i punës së tij. Jo vetëm kaq, por ata mësohen që punën e tyre dhe marrëdhëniet me të tjerët t’i ndërtojnë mbi bazën e dashurisë dhe respektit, larg konflikteve.

Pin It