“Më jep qesen të të jap një trastë”, nisma e Bashkisë së Tiranës

Nisma më e re e Bashkisë së Tiranës tek Pazari i Ri, “Më jep qesen të të jap një trastë” është duke u vënë në zbatim.

Vullnetarët tashmë kanë nisur punën tek Pazari i Ri. Të gjitha zonjat që mbajnë një qese në dorë, mund ta shkëmbejnë atë me një trastë. Trastat që po shpërndahen janë mundësuar nga AADF.

Këtë tregon edhe fotoja e postuar në faqen zyrtare të Pazarit të Ri në Instagram. Një zonjë po merr një trastë dhe po lë qesen që mban në duar. Kjo është një mënyrë shumë e mirë që qeset plastike të mos qarkullojnë më dhe që zonjat e kryeqytetit të përdorin trastat kur bëjnë pazaret e tyre të përditshme./ TIRANAPOST/

Pin It