Me këto 5 këshilla do bëheni njohës të një gjuhe të huaj

Të dish një gjuhë të huaj të jep shumë avantazhe në karrierë dhe në punë. E këtë gjë mund ta bësh fare lehtë,  duke ndjekur këto hapa.

Gjeni një korrespondent
Kur jeni vetëm nuk arrini dot te motivoheni sa duhet. Për të mësuar një gjuhë të huaj duhet ta praktikoni sa me shume atë, kështu që përveç kurseve klasike, pse të mos gjeni edhe një korrespondent? Ne Skype apo ne rrjete te tjera sociale ju ofrohen plot mundësi.

Rifitoni kohën e humbur
Keni dëshiruar gjithmonë të mësoni një gjuhe te huaj, por puna dhe angazhimet nuk ju kanë lënë kohe të lirë? Nuk është asnjëherë vone. Ju mund të shkarkoni në telefon apo në tabletin tuaj aplikacione të cilat do ju ndihmojnë të ushtroheni në çdo moment.

Mësoni  mbi kulturën e atij vendi
Kjo është edhe më e vështirë, por do ju ndihmoj mjaft. Gjuha dhe kultura janë të lidhura fort me njëra-tjetrën. Interesohuni për muzikën, letërsinë apo kinematografinë e vendit të cilit po i mësoni gjuhen.

Sfidoni veten
Mendoni se nuk keni vullnetin e duhur për t’ia dalë? Sfidojeni veten dhe mundohuni sa të mundeni. Do ju duhet edhe durim për të arritur qëllimin, por nuk duhet të dorëzoheni lehtë.

Integrohuni ne një komunitet
Nëse keni mundësi mund të shkoni ne shtetin përkatës për t’u ambientuar paksa edhe me gjuhen që flitet atje. Disa javë apo disa muaj do ju bëjnë të perfeksiononi më shume duke qenë se do dëgjoni vetëm të flitet në atë gjuhë.

Pin It