…Me përpjekje, meditim dhe frymëzim!

Në Kur’an ka çdo gjë, por çdo njeri nuk mundet ta shohë çdo gjë siç ndodhet në Kur’an. Siç e thekson Gazaliu në veprën e tij, “Ihjau ‘ulum’id-din”, kuptimet e hapura e të jashtme të Kur’anit mund t’i kuptojë si shtresa e lartë, ashtu dhe populli i thjeshtë, kurse kuptimet e brendshme e të fshehta janë të posaçme për njerëzit e dijes që meditojnë dhe hulumtojnë çdo gjë me imtësi. Zhytësit e cilësuar nga Kur’ani si “ata që lëshojnë rrënjë e thellohen në dituri” [Surja Al-i Imran, 3:7], zhyten në oqeanin kur’anor dhe nxjerrin prej tij perla e margaritarë. Mirëpo çdokush nuk mund të zhytet në atë oqean, nuk mundet t’i shohë dhe vlerësojë perlat në të. Një sendi antik, në tregun e hekurishteve, i japin vlerë sa ç’peshon, kurse po ai send antik, pranë antikuarit ka vlerë të pallogaritshme! Kjo do të thotë se në Kur’an ka shumë gjëra, por në gjendje shenjash, mbresash, treguesish dhe fijesh orientuese që mund t’i kuptojnë vetëm njerëzit kompetentë me përpjekje, meditim dhe frymëzim!

Pin It