Meditimi…

Në Kur’an thuhet: “Në krijimin e qiejve e të tokës, në zëvendësimin reciprok të natës me ditën ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.”(Kur’ani, Ali Imran: 190). Me të vërtetë, në lindjen dhe perëndimin harmonik të hënës e diellit, në rregullsinë marramendëse sipas së cilës ndodhin dukuritë, ka shembuj domethënës për ata që munden të mendojnë. Në lidhje me çështjen e meditimit, ky ajet është një argument evident.

Profeti ynë (a.s.) urdhëron e thotë: “Sa keq për atë që e lexon këtë ajet dhe nuk mendon!” Bashkëshortja e Profetit, Ummi Seleme, thotë se ai ka qarë kur është zbritur ky ajet si dhe qante sa herë që e lexonte. Profeti, zotëria i kohës e i hapësirës, një natë, në namazin e natës, e pati kënduar këtë ajet e pati qarë. Ky dhe ajete të tjerë të ngjashëm që konsiderohen një portë e hapur për mendimin, meditimin dhe arsyetimin si dhe nga një udhëzues më vete në rrugët e hapura drejt klimës së meditimit, kanë rëndësi shumë të madhe për të treguar se cilat janë dimensionet e jetës meditative në Islam.

Pin It