Miraxhi i Profetit (s.a.s), udhëtimi shpëtimtar…

Në njërin prej haditheve të tij, Profeti i Nderuar thotë:

“Buraku u soll tek unë. Kjo ishte një kafshë më e madhe se gomari por më e vogël se mushka, i cili duhej t’i kishte thundrat horizontalisht. Unë hipa në të dhe shkova në Jeruzalem. Pastaj e lashë atë në rrethin e përdorur nga Profetët. Hyra në xhami ku fala dy rekatë namaz. Pastaj dola dhe ndërkohë Xhebraili më solli një enë me verë e një enë me qumësht. Unë zgjodha qumështin dhe Xhebraili më tha: “Ti zgjodhe Fitren, rrugën e natyrshme.”

Pastaj ai u ngjit me mua në qiejt e parë dhe kërkoi që ata të hapen. Një zë e pyeti: “Kush je ti?” dhe ai iu përgjigj: “Jam unë, Xhebraili.” Zëri e pyeti përsëri: “Kush është me ty” dhe ai u përgjigj: “Muhamedi” Pastaj ai e pyeti përsëri: “A është koha e Shpalljes?” dhe ai iu përgjigj që ishte. Qielli u hap për ne dhe ja ku pashë Ademin i cili më uroi mirëseardhjen dhe u lut për të mirën time.”

Hadithi vazhdon duke përshkruar Profetin e Bekuar dhe Xhebrailin duke u ngjitur lart. Në qiellin e dytë ata takuan Isain dhe Hazreti Jahjanë (Jezusin dhe Gjon Pagëzorin). Në qiellin e tretë ata takuan Jusufin, simbolin e bukurisë. Profeti Idrizi i përshëndeti ata në qiellin e katërt. Në të pestin ishte Haruni; në të gjashtin Musai dhe në të shtatin Ibrahimi. Secili prej tyre e përshëndeti si vëlla Muhamedin e Bekuar dhe u lut për të.

Dhe tani vjen kulmi i gjithë udhëtimit; “Pastaj më çuan tek Pema e Fatit (sidretu’l-munteha) gjethet e së cilës ishin si sytë e elefantit dhe frutat e së cilës në fillim mu dukën të vogla. Por kur Allahu e përhapi urdhrin e Tij mbi ta, ato u transformuan kaq shumë, saqë asnjë krijesë nuk është në gjendje ta përshkruajë bukurinë e tyre. Pastaj Allahu ”më shpalli ato që më shpalli”; dhe Ai më urdhëroi për t’u falur pesëdhjetë herë gjatë ditës dhe natës, numër i cili zbriti në pesë.

Rrëfimi i mësipërm i prezantuar në përmbledhjen e haditheve të Imam Buhariut është pjesë e shkrimeve të shenjta myslimane dhe mbart në vetvete autoritetin e shpalljes.

Pin It