Mjekësia arabe dhe ndikimi i saj në Perëndim

Krijimi i mjekësisë evropiane është i papërfytyrueshëm pa kontributin e arabëve, sepse baza e saj ishte trashëgimia e grekëve të lashtë dhe ajo trashëgimi ishte e panjohur derisa u bë e mundur me përkthimet dhe komentimet e dijetarëve arabë.

Arabët vetë i përmirësuan shkencat shëruese të Mesopotamisë dhe Egjiptit të lashtë. Muhamed ibn Zekerija el-Razi, një enciklopedist mjekësor i shekullit të 9, i njohur si Razi nga arabët dhe Razes nga Evropa mesjetare, ishte një autoritet në ngjitje. Në mesin e shumë prej studimeve të tij mjekësore, ka mundësi që më i famshmi i tyre të jetë Kitab el-Mansuri. Kjo vepër është përdorur në Evropë deri në shekullin 16. El-Razi ishte i pari që përcaktoi diagnozën e lisë dhe fruthit, i lidhi këto sëmundje dhe të tjera me infektime dhe sëmudnje ngjitëse , për të futur ilaçe të tilla si kremi i zhivës dhe për të përdorur zorrët e kafshëve për të qepur.

Shkencëtari dhe filozofi i famshëm Avicena (Ebu Ali el- Husejn ibn Sina), ishte dijetari më i madh i mjekësisë në Mesjetë. Avicena bëri vepra nismëtare në shëndetin mendor dhe ishte paraardhës i pskoterapeutëve. Ai besonte se disa sëmundje ishin psikosomatike dhe ndonjëherë i detyronte të sëmurët të kujtonin ndonjë mendim të fshehur në mënyrë që të përcaktonte dhe shpjegonte sëmundjen ekzistuese.

Kur sëmundjet ngjitëse si lija, kolera dhe murtaja ishin të njohura për arabët, në shekullin 14, kur Murtaja e Madhe e shkatërro botën nga India dhe Rusia nëpër Evropë, Ibn Hatibi dhe Ibn Hatima nga Granada e kuptuan që ajo ishte përhapur nga sëmundja ngjitëse. Duhet të kalonin edhe 200 vite të tjera përpara se Gerolamo Frakastori të shpikte një formulë shkencore të sëmundjes ngjitëse, si dhe 300 vite të tjera përpara zbulimeve bakterologjike të Pasterit.

Në librin e tij, Kitabu’l Maliki, autori i shekullit 9 Al- Maglusi tregon një ide të njohurive fillestare të sistemit kapilar, disa qindra vite përpara shkencës perëndimore. Një arab nga Siria, Ibn el-Nafisi, zbuloi parimet baze të qarkullimit pulmonar, duke qenë në këtë mënyrë paraprijës i Uilliam Harvit. Në mënyrë të kuptueshme, Evropa mesjetare e vështronte mjekësinë arabe me një frikë të përzierë me nderim në mënyrë të mahnitshme dhe Kordoba, një qendër arabe pvr kërkime, admirohej nga evropianët e shkolluar. Si rezultat, deri në fund të shekullit 16, programi mësimor i universiteteve evropiane kërkonte dituri nga Kanuni i Avicenës. Kur shkollat kresore evropiane të mjekësisë u themeluan në Paris(1110), Bolonja(1113), Montpelier(1181), Padova(1222), Napoli(1224) plani mësimor i tyre dominohej tërësisht nga mjekësia arabe. Është interesante të përmendet se këto universitete vazhdojnë të jenë në mesin e shkollave kryesore të mjekësisë në Evropë deri në ditët tona.

Kamfuri, karafili, mira, shurupi dhe uji i trëndafilit ishin rezervuar në sajdelijah(farmacitë) arabe shumë shekuj më parë. Mjekësia bimore ishte përdorur shumë në Lindjen e Mesme dhe borziloku, rigoni, trumza, kopra, anasoni, jamballi, koriandra, rozmarina, arrëmyshku dhe kanella përmes farmacive arabe gjendeshin në tavolinat evropiane.

Burimi: Revista “Drita Islame”, viti XXIV, nr.8, gusht 2015, fq.28.

 

Pin It