“Monger”, baleti spektakolar Barak Marshall rishfaqet në TKOB

1944612

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ringjit në skenë me një nga veprat më të bukura të repertorit të sezonit të kaluar, baletin ‘Monger’. I përgatitur për skenën shqiptare nga koreografi i njohur izraelit Barak Marshall, ky balet shquhet për vallëzimet interesante, teatralitetin, dhe për veccantinë e interpretimit të motiveve që nga xhipsi Balkan Beat Box deri tek ajo klasike me Handelin e Verdin.

‘Anxhela’ kërkon strehë për endacaken e moshuar. Koreografi Marshall ka bashkuar imagjinatën e tij me energjinë e balerinëve Alisa gjoni, Rovena Shqevi, Ledia Sulaj, Amela Prifti, Tea Ajazi, Dion Gjinika, etj. Këtë herë baleti do të ngjitet në skenë në kujdesin e dretoreshes se baletit Enada Hoxha. Dramatikisht provokativ, surreal e argëtues baleti “Monger” do t’i shfaqet publikut i pasuruar me nota të larta humori.  Baleti “Monger” do të ngjitet në skenë në datat 3 dhe 4 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Pin It