Moti, e enjte 11 tetor 2018

Paraditja vijon në kushtet e moti të kthjellet në zonat Veriore dhe Qendrore por me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqitet Jugu dhe zonat Juglindore.

Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat Perëndimore ndërsa vranësira më të dendura do të shfaqen në zonat Lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në mëngjes.

Por mesdita do te sjelle rritje të lehtë ku maksimumi ngjitet në 28°C.

Era do fryjë e lehte dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det vijon dallgëzim deri 2 ballë.

Pin It