Moti, e enjte 8 nëntor 2017

Deri në mesditë, kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë Ultësira Perëndimore por vranësira më të dukshme do të ketë në zonat Lindore.

Pjesa e dytë e ditës mbetet kryesisht e kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta por me vranësira lokale dhe ndonjë reshje të izoluar paraqiten zonat malore.

Temperaturat e ajrit sjellin një rënie 3°C gjatë mëngjesit por mesdita ruan vlera konstante por me një rritje të lehtë në zonat Jugore.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Perëndimor  duke gjeneruar në det dallgëzim 1- 2 ballë

Pin It