Moti, e hënë 12 mars 2018

Gjatë gjithë ditës moti paraqitet kryesisht i vranët me shira mesatarë deri intensivë në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa orët e mbrëmjes pakësojnë dukshëm shirat në Jug por shira të pakët mbeten prezent në zonat Veriore dhe Qendrore.

Temperaturat e ajrit sërish rriten në mëngjes por një rënie me 2-3°C do të shënohet gjatë mesditës si pasojë e vranësirave dhe shirave.

Sipas MeteoAlb, era do vijojë të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor ndërsa në det dallgëzimi vijon deri 4 ballë.

Pin It