Moti, e hënë 15 janar 2018

Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta dominojnë kushtet e motit duke gjeneruar reshje të përkoshme shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit.

Edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme në gjithë territorin ndërsa reshje të pakta pritet të bien në zona të izoluar në Veri dhe pjesërisht në Qendër të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje me 2°C në të dy ekstremumet termike të ditës duke luhatur vlerat e tyre nga -2 në 14°C.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar dallgëzim 1 – 2 ballë.

Pin It