Moti, e hënë 30 tetor 2017

Këto ditë kanë shënuar një rënie të lehtë të temperaturave, por nuk duhet të shqetësohemi me kaq, pasi më e keqja nuk ka ardhur akoma.

Sipas parashikimeve, e marta dhe e mërkura do shënojnë temperaturat më të ulëta, ku termometri do të zbresë disa gradë nën zero.

Parashikohet që temperatura më e ulët të arrijë deri në -7 gradë celsius, kështu që bën mirë të merrni masa.

Përmirësim pritet të ketë gjatë fundjavës, por sërish moti do të jetë i ftohtë dhe me reshje shiu.

 

Pin It