Moti, e hënë 8 janar 2018

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin në territor, vranësirat më të shpeshta do të ketë në veri dhe qendër. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar; kushte që mbeten prezent edhe gjatë orëve të natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërish do të rriten në të dy ekstremumet termike ditore, më e ndjeshme në mesditë kur maksimumi territorial do të ngjitet mbi 18°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Jugor dhe Juglindor ndërsa në det, vijon dallgëzimi 2-3 ballë.

Pin It