Moti, e shtunë 2 qershor 2018

Kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme dominojnë pjesën e parë të ditës. Por sërish pasditja fuqizon përkohësisht vranësirat duke sjellë rrebeshe dhe stuhi të shkurtra ere në Veri- Verilindje ndërsa mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare pjesa më e madhe e Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por një rënie të lehtë sjell mesdita, kryesisht në Veri dhe zonat Qendrore.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulët në 1 ballë.

Pin It