Moti, e shtunë 24 mars 2018

Moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat gjatë pjesës së parë të ditës sjellin shira të izoluar në zonat perëndimore ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes, reshje shiu e dëbore kryesisht në zonat Lindore të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit pësojnë një tjetër rënie me 2°C si në mëngjes ashtu edhe gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 3- 4 ballë.

Pin It