Mrekullia që fshehin bjeshkët afrikane…

Në lindje të bjeshkëve Table, në Cape Town të Afrikës së Jugut gjendet Kirstenbosch, kopshti i parë botanik që është bërë pjesë e tashëgimisë botërore.

Ky kopsht, i themeluar në vitin 1913 është krijuar për të mbrojtur florën e këtij vendi ndërsa edhe sot luan rol të rëndësishëm në mbrotjen dhe kultivimin e bimëve autoktone të Afrikës së Jugut.

Me rastin e 100-vjetorit të ekzistimit të tij, në këtë kopsht botanik është rikonstruar Centenary Tree Canopy Walkway, një shteg gjarpëror ku vizitorët mund të lëvizin mbi kurorat e pemëve.

Ky shteg ofron pamje të mahnitshme drejt vargmaleve të afërta,kopshtit botanik si dhe drejt qytetit të Cape Town-it.

Foto: Adam Harrower

Pin It