Musine Kokalarit i dedikohet një ditë studimi në Universitetin La Sapienza, Romë

Musine Kokalarit, gruas shqiptare që studioi në Itali,  do t’i dedikohet  një ditë studimi ne Universitetin La Sapienza.

76 vjet pas diplomimit të saj italian, Musinè Kokalari u “kthye” në Sapienza te Romës, citojne mediat italiane.

Një ditë studimi kushtuar një shkrimtari të shekullit të-20, për një grua shqiptare që donte të shkruante të ardhmen e vendit të saj, por regjimi i Enver Hoxhës i mohoi lapsin dhe lirinë. Nesër në Romë: http://bit.ly/2j6KIdh

Në 1938 Kokalari ishte në Romë për t’u diplomuar në letra në La Sapienza. E përkushtuar për krijimin e një Shqipërie demokratike, u kthye në vendin e saj në vitin 1946, por u cilesua nga regjimi komunist si “sabotatore dhe armike e popullit” dhe u dënua me burg dhe izolim deri në vdekjen e saj në vitin 1983.

Faqet italiane të Musine Kokalarit janë rezultat i një pikëpamje dialektike, shqiptare dhe italiane, të një vajze që studionte në një Itali fashiste që pushtoi Shqipërinë e saj më 1939; dëshmi e dramave të jetuara nga autorja dita në ditë, në vitet që e panë atë të marrë pjesë në Sapienza. /ATA/

Pin It