Nata e zbritjes së Kuranit

Nata e shenjtë e Kadrit është gjithashtu një burim që mbart vlera të pallogaritshme. Pikërisht këtë natë, Profetit tonë (s.a.s) ka nisur t’i zbresë Kur’ani Famëlarë i cili është një mrekulli e përjetshme dhënë Profetit (s.a.s) prej Zotit të botëve.

Zemra e njeriut ndriçohet me Kur’an dhe i përforcohet me kuptimet e larta e të thella të tij, i shkathtësohet mendja. Zemra e një personi e cila nuk ka përfituar nga Kur’ani i përngjet një shtëpie të rrënuar. Atëherë le ta duam Kur’anin, ta lexojmë, ta mësojmë e t’ia mësojmë atë të tjerëve; të nxisim mësimin dhe leximin e tij. Gjithashtu të përpiqemi të mësojmë kuptimet e thella të ajete të Kur’anit si dhe të dëgjojmë prej atyre që e kanë kuptuar më së miri këtë libër Hyjnor.

Pin It