Ndahet nga jeta aktorja e njohur Elida Cangonji

aktorja-655x356

Është ndarë mbrëmë nga jeta aktorja e njohur shqiptare Elida Cangonji. Prej kohësh Elida ishte me profesion psikologe, por më së shumti njihej për rolet e saj në filmat shqiptarë.

Për të gjithë është e paharrueshme Zana që komunikon me Dedën në shtyllën e telefonit në filmin “Rrugë të Bardha”.

“Në kufi të dy legjendave” , “Shtigje lufte” janë një sërë filmash të tjerë që ajo i realizoi më së miri në rininë e saj.

Ajo u nda nga jeta pas luftës me sëmundjen e leuçemisë akute . Pas kinematografisë, Cangonji vijoi pasionin e saj për psikologjinë, fushë në të cilën aktivizohej në jetën e saj të përditshme.

Filmat ku ka luajtur Elida Cangonji:

Në kufi të dy legjendave – (1981)

Njeriu me top – (1977)

Rrugë të bardha – (1974)….Zana

Shtigje lufte – (1974)Në fillim të verës – (1975)…..Vera

Shpërthimi  – (1974)

Pin It