Ndahet nga jeta Esma Rexhepova, mbretëresha e muzikës rome

945cc4c3286d879f1860

Eshtë ndarë nga jeta mëngjesin e  sotëm Esma Rexhepova-Teodosievska, këngëtarja dhe humanistja e njohur e Maqedonisë.

Ajo vuante kohët e fundit nga një sëmundje e rëndë e cila i mori jetën në moshën 73-vjeçare.

Esma Rexhepova është e njohur si mbretëreshë e muzikës rome në korniza botërore, primadonë e këngës evropiane dhe ambasadorja muzikore e Maqedonisë në botë.

Në vitin 2013 Esma Rexhepova-Teodosievska ka marrë titullin artiste kombëtare e Republikës së Maqedonisë.

Në jetën e saj Esma Rexhepova-Teodosievska ka rritur 47 fëmijë dhe ka mbajtur numër të madh koncertesh si dhe aksione humanitare.

Pin It