Ndërron jetë gazetari Andrea Stefani

maxresdefault_123

Ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë gazetari dhe publicisti Andrea Stefani. Ai kurohej prej kohësh në një spital në Romë ku edhe ka ndërruar jetë. Stefani ishte aktiv prej kohësh në fushën e publicistikës. Prej rreth 20 vjet ai ka punuar si gazetar dhe opinionist në organe të ndryshme të medias shqiptare. Ka qenë kryeredaktori themelues i së përditshmes “Shekulli” dhe për shumë vjet drejtues i programit investigativ antikorrupsion “Hapur”. Për më shumë se 10 vjet ishte i pranishëm në debatet e përjavshme televizive. Eshtë autor i librit publicistik “Albanistan”.

Burimi: Lapsi.al

Pin It