Ndjesitë- froni Yt

Me mëshirë linde, me të vështira u rrite,

Mbështetje për ne, mbështetja jote Amshimi;

Vendqëndrimi i parë bota, Përtej u ngjite,

Dritë rrezatove, prej Teje dritën njerëzimi.

 

Mëngjesin e çlirimit me gjithsej na shpëtove;

Sa keq për ata që në rrugë u ngujuan;

Me një goditje, errësirën me dritë e mbulove,

U fshinë shqetësimet, të katër anët me dritë u mbuluan.

 

U bë mjaft kohë që drita ka zbardhur përsëri;

Me shpirtin ndër buzë, në udhën Tënde duke përgjuar;

Drita jote shpirtrat i mbushi ende pa ardhur Ti;

Me shpresë plot, me sytë në horizont duke vështruar…

Pin It