Në banesën e të Dërguarit të Allahut (s.a.s)

Në banesën e lumtur të të Dërguarit të Allahut frynte vazhdimisht një frymë drojtjeje ndaj Allahut. Të gjitha lëvizjet që bëheshin atje, përshkoheshin nga një drojtje e vazhdueshme. Ata që mundnin t’i rroknin shikimet e Profetit (a.s.), në ato shikime në çdo kohë mundnin të ndjenin, madje, të shihnin qartë mahnitjen dhe zilinë për xhenetet ose rrëqethjen prej xhehenemeve.

Profeti (a.s.) falte namaz duke u dridhur, duke u tundur sa para, pas, duke u tronditur nga frika e xhehenemit ose duke marrë krahë si pëllumbat me dëshirën e xhenetit; të gjitha këto ishin nga të veçantat e asaj banese dhe gjëra që shiheshin gjithmonë e diheshin. Po, ai që e shihte Profetin (a.s.), gjithmonë kujtonte Allahun. Imam Nesaiu na përcjell: “Kur i Dërguari i Allahut falte namaz, nga brenda i dëgjohej një gurgullimë sikur ziente diçka!” Ai i drejtohej Allahut gjithmonë me një botë të brendshme që qante e ziente dhe ashtu e falte namazin. Sa herë e kishte gjetur atë Aisheja të drejtuar nga Allahu, me ballin në tokë duke bërë sexhde duke u dridhur e përpëlitur. Natyrisht që qëndrimi dhe gjendja e tij ndikonte pozitivisht mbi njerëzit e shtëpisë dhe u përftonte shumë gjëra atyre në lidhje me edukatën.

Burimi: Revista “Drita Islame”, Nëntor 2013

Pin It