Në Poloni hapet kafeneja e parë për të fjetur

Në Wroclaw të Polonisë është hapur kafeneja e parë për të fjetur. E quajtur Vinci Power Nap Sleep Cafe, kafeneja u ofron qytetarëve të bëjnë një gjumë të shkurtër.

Kjo kafene, ku mund të konsumosh vetëm pije të shëndetshme, është krijuar nga artistja Magdalena Filcek.

“Krijimi i Vinci Power Nap Sleep Café është një përgjigje ndaj nevojave të shoqërisë së sotme. Ne rimbushim telefonat dhe madje makinat, por harrojmë veten tonë. E vetmja mënyrë për të rifituar energjinë dhe rigjenerimin tonë është përmes gjumit”, tha Magdalena për gazetën Wyborcza. Sigurisht shërbimi nuk vjen falas.

Një ‘seancë’, e cila zakonisht zgjat rreth 50 minuta, kushton rreth 21 euro. Herën e parë ky shërbim kushton 13 euro.

Pin It