Në rrugë të së Vërtetës…

Një hero i zemrës, siç na ka thënë Kurani dhe i Dërguari i Allahut, është një person i së vërtetës. Ai shikon, mendon dhe vepron me të gjitha shqisat e një ndërgjegjeje të tillë. Qëndrimet dhe veprimet e njerëzve të tillë përftojnë mëshirë, fjalët dhe ligjëratat e tyre përftojnë butësi dhe mirëkuptim, sjelljet e tyre rrezatojnë edukatë dhe mirëkuptim të prekshëm. Ata janë njerëzit e zemrës dhe të së vërtetës. Ata na shpallin dhe na mësojnë sekretet e njohjes dhe të perceptimit të krijuesit nga brenda vetvetes. Ata janë të aftë të shprehin kuptimin e vërtetë dhe qëllimin e Krijimit.

Qëllimi përfundimtar i një personi të tillë të devotshëm është i gjerë dhe shumë i përgjegjshëm: mbartja e çdo shpirti drejt jetës së pasosur, të ofruarit e esencës së përjetësisë çdo njeriu si dhe largimi i plotë nga interesat personale dhe planet egoiste për të ardhmen, ata mund të hyjnë si në thellësitë e botës së tyre të brendshme, ashtu dhe të jenë prezentë në botën materiale, të jenë në brendësi të botës së tyre shpirtërore, ose në prezencë të krijuesit të tyre, duke vëzhguar dhe ruajtur kështu të gjitha këto marrëdhënie të ndryshme dhe domethënëse në të njëjtën kohë.

Pavarësisht nevojave të tyre materiale dhe fizike, apo varfërisë, ata janë vullnetarë dhe altruistë të mëdhenj, gjithmonë të zënë dhe të preokupuar me planifikimin e lumturisë së njerëzve rreth tyre. Ata gjithmonë punojnë për bashkësinë në të cilën jetojnë, duke zhvilluar projekte paqeje, përparimi dhe mirëqenieje, si një qëndistar i mrekullueshëm që e zmadhon vazhdimisht pëlhurën e tij.

Pin It