Nelly Sachs, shkrimtarja Nobelsite që dëshmon tmerrin e Holokaustit

nelly_sachs_1910
Më 10 dhjetor 1891 lindi Nelly Sachs, shkrimtare gjermane. Fituese e Çmimit Nobel për letërsi, për vitin 1966. Në motivacionin e Çmimit Nobel thuhej: “Për lirikën e saj të shquar dhe dramatike e shkrimit të saj e cila interpreton fatin e Izraelit me forcë prekëse”. Ajo ka shkruar disa libra me poezi që janë ndër dëshmitë më dramatike të Holokaustit.
Deri në vitin 1940 jetoi në Gjermani, ku për shkak të prejardhjes hebreje, gati përfundoi në llogoren naziste të vdekjes. Nëpërmjet miqëve shkrimtarë emigroi në Suedi në vitin 1940 dhe nga ajo kohë jeton në Stokholm. Përktheu lirikën suedeze në gjuhë gjermane, ka shkruar drama por më shumë është e njohur si poete, edhe pse poezi filloi të shkruaj në moshën 50-vjeçare. Tematika e lirikës së saj është përndjekja e popullit të shumëvuajtur. Ajo vdiq në Stokholm në vitin 1970.
Pin It