Nënshkruhet linja e Interkonjeksionit me Maqedoninë, Rama: Faleminderit Gjermani!

rama-qesh

Gjermania dhe Shqipëria nënshkruan sot pjesën e dytë të marrëveshjes për financimin e projektit “Linja e Interkonjeksionit 400 kV, Shqipëri­-Maqedoni”. Marrëveshja u firmos nga ministri i Transportit Sokol Dervishaj dhe ambasadorja Gjermane.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin e Gjermanisë në fushën e energjetikës dhe mjedisit si për linjën e interkonjeksionit me Maqedoninë, ashtu edhe për linjën me Kosovën. Rama tha se këto investime i shërbejnë gjithë rajonit.

“Ka investime konkrete në dy fusha, energjia dhe mjedisi. Gjermania ka dhënë një kontribut fantastik. Por një nga xhevahiret më të shkëlqyer është kontributi i Gjermanisë për linjën e interkonjeksionit me Kosovën, një autostradë energjie jo vetëm për rritjen dhe diversitetit të energjisë, duke u vendosur në raport komplementar Shqipëria dhe Kosova, por edhe në funksion të tregut rajonal. Ne çojmë më tutje projektin tjetër të interkonjeksionit me Maqedoninë, i cili është një lidhje tjetër energjetike nga Turqia, Bullgaria, Maqedoni dhe Shqipëri”, tha Rama.

Pin It