“Ngjyra në Besim”, projekti i tolerancës fetare në Kenia

 

Projekti Color-in-Faith në partneritet me in-Commons, është një organizatë e dedikuar për ta bërë botën një vend më të mirë nën moton “bashkë me njerëz të mirë për vende të përbashkëta më të mira.” Si një përpjekje bashkëpunuese vullnetarët e bashkësive të ndryshme fetare pikturojnë ndërtesat duke krijuar një bashkësi të përkatësisë dhe solidaritetit.

Artisti Yazmay Arboleda po pikturon kultet fetare në Nairobi, Kenia me të “verdhë optimistë”, si një simbol i paqes dhe solidaritetit midis të gjitha feve. “Ideja është se këto ndërtesa janë monumentet që simbolizojnë pluralizmin dhe unitetin”, tha Arboleda. Vullnetarët, shpesh një përzierje e banorëve të krishterë dhe muslimanë, pikturojnë ndërtesat fetare me bojë të verdhë.

Sipas faktit të CIA-s, 83% e kenianëve janë të krishterë me 11% myslimanë, përveç komuniteteve më të vogla hinduiste dhe budiste dhe konfliktet mes grupeve fetare janë të rrallë.

“Në Kenia, feja është një mënyrë për të kontrolluar shoqërinë,” thotë Arboleda, i cili nuk është fetar, por e konsideron veten shpirtëror. “Të bëjmë pyetje dhe të kemi një dialog është tepër i rëndësishëm për këto komunitete”.

“Ne po përdorim art të bashkë-krijuar për të sjellë shpresë, për të imagjinuar realitete të reja, për të lehtësuar komunikimin dhe dialogun, dhe për të siguruar lidhje dhe katarsis”, tha Alibhai.

Ndikimi i Color-in-Faith nuk është i kufizuar vetëm në komunitetet e përfshira në projektin e artit, por ka arritur edhe audiencat përmes mediave sociale. Llogaria Twitter @Culourinfaith ka hapur dialogun ndërfetar dhe mendimin kritik me hashtag #yellowke. Rinisë keniane u është dhënë një platformë për të diskutuar tema të larmishme në komunitetet e tyre dhe për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e vazhdueshme.

Midis ndërtesave që artisti Arboleda do të fillojë të pikturojë, janë Kisha e Ushtrisë së Shpëtimit Majengo  dhe një xhami, Masjid Musa. Kjo potencialisht mund të shënojë një ndryshim të rëndësishëm në historinë e vazhdueshme fetare të vendit.

Arti publik si “Ngjyra në Besim” përfshin shumë komunitete. Ajo nxit një ndjenjë përkatësie dhe komuniteti, duke sjellë në dritë çështjet mbizotëruese si toleranca, mirëkuptimi dhe dialogu ndërfetar.

Burimi: http://mvslim.com

Përktheu: Spektrum.al

Pin It