Nis sot aplikimi për Lotarinë Amerikane. Çfarë duhet të keni parasysh

 

Duke filluar nga sot (3 tetor 2017) e deri më 7 nëntor 2017, të gjithë ata që duan të marrin një vizë për në SHBA, mund të aplikojnë për Lotarinë Amerikane. Flitej se nuk do të kishte më Lotari, por edhe këtë herë vetë Departamenti Amerikan i shtetit konrmoi që do të ketë sërish.

Përzgjedhja e aplikantëve edhe këtë herë do bëhet nëpërmjet shortit kompjuterik rastësor, ndërkohë që numri i vizave do shpërndahet mes 6 rajoneve gjeograke. Rregullat janë të caktuara kështu që asnjë vend s’mund të marrë më shumë se 7% të totalit të vizave të akorduara në një vit për këtë qëllim. Kërkesat e shumta e rëndojnë adresën e webi-t kështu që aplikantët nuk duhet të presin momentin e fundit për të aplikuar. Për t’u regjistruar nuk ka tarifë, ndërkohë që tarifa e vizës do të paguhet ditën ku do jepni intervistën dhe këtu bëhet fjalë vetëm për të përzgjedhurit.

Në formularin e aplikimit ju duhet të paraqisni informacionin e mëposhtëm për të plotësuar regjistrimin tuaj E-DV:

  1. Emrin – mbiemrin, emrin, emrin e mesit – ekzaktësisht siç shkruhet në pasaportë. Mos vendosni emrin e babait si emёr mesi, por vendosni N/A.
  2. Datën e lindjes – ditë, muaj, vit.
  1. Gjininë – mashkull ose femër.
  2. Qytetin e lindjes.
  3. Shtetin e lindjes – Përdorni emrin me të cilin njihet aktualisht shteti ku keni lindur.

Nuk duhen përdorur fotogranë që keni përdorur në aplikimin e vitit të kaluar, dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualikoheni automatikisht.

/Tiranapost/

Pin It