Nis TIFF, “Home Sweet Home” çel edicionin e 14-të

home-sweet-home

Filmi “Home Sweet Home” me regji nga Faton Bajraktari do të çelë edicionin e 14-të të Tirana International Film Festival. Kjo do të jetë edhe premiera e këtij filmi, i cili është i nominuari i Kosovës për kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj për ceremoninë Oscars 2017.

‘Home Sweet Home’ rrëfen Kosovën e pasluftës dhe historinë e Agronit i cili kthehet në shtëpi, pas disa vitesh në humbje, për t’u ai përballur me rrethin, të cilët e kanë keqpërdorur emrin e tij për përfitime personale.

TIFF në anën tjetër ka një program të larmishëm në këtë edicion me filma e prurje të shumta. Nga Kosova në festival paraqiten edhe filmat “Një pikë gjaku” nga Bekim Guri, “Midnight Vibrations” nga Anton Ndreca, “Home” nga Daniel Mulloy, “Beteja e fundit” nga Alban Zogjani, “Scream” nga Leart Rama, “Granatë” nga Ornela Peka e filma tjerë.

Në natën e parë do të hapet edhe ekspozita me fotografi dhe me poema krijuar nga Abbas Kiarostami. Ceremonia e ndarjes së çmimeve të festivalit do të mbahet me datë 11 nëntor në Sheraton Tirana Hotel në orën 19:00.

Pin It