Një takim në Literuture Haus në Mynih me Carlos Ruiz Zafon

 

Ka qenë datëlindja ime e njëzet kur në grumbullin e madh të dhuratave, vura re një libër me titullin “Hija e erës” të autorit Carlos Ruiz Zafon. E tërhequr nga titulli fillova të lexoj fundin e librit ashtu siç bëj zakonisht, duke u përpjekur të imagjinoj fillimin e njëtij. Ishte e pamundur të imagjinoje një fillim për një libër me një fund të tillë. Nisa leximin e librit dhe e përfundova për rreth katër orë. U mahnita. Kërkova në internet për të dhe zbulova të gjithë botimet që ishin ishin sjellë në shqip nga ky autor “best seller” në shumë vende të botës, autori i dytë më i lexuar në Spanjë pas Miguel Servantes. Nuk e dija se një ditë do të kisha nderin të isha përballë tij në një takim.

Më 7 prill 2017 në Literaturë Haus në Mynih, u gjenda përballë një autori që kishte sjellë më shumë se 570 të ftuar në sallën 3 të kësaj shtëpie të madhe të letërsisë në Mynih. Libri i tij i fundit “Labirinti i Dritës”, libri i katërt i sagës së madhe që nisi me Hijen e Erës dhe përfundoi pas një pune të jashtëzakonshme 16 – të vjeçare të këtij autori me përmasa botërore tashmë. Një njeri i thjeshtë që ndau me lexuesit e tij, jo vetëm disa nga fragmentet më të bukura të librit,  por dhe pyetje të rëndësishme për të gjithë ata që janë mbërthyer pas historisë së jashtëzakonshme që merr fillesë në “Varrezën e Librave të harruar”. Me anë të personazhit kryesor Danielit ai na merr në një labirint historish që më në fund marrin një zgjedhje.

Kur e pyet se si mori jetë kjo varrezë librash të harruar ai shprehet se frymëzimin e mori nga dyqanet që shitnin libra të përdorur në lagje të vjetra të Los Anxhelosit, ku ka kaluar një pjesë të jetës së tij. Dyqane me pirgje librash të përdorur, të vendosura në lagje të varfëra, duke qenë se vetëm atje përballonin qeranë, të cilat krijonin labirinte pafund historish. Ishte pikërisht ky imazh që e ndoqi gjithë jetën dhe vendosi të shkruante një hsitori të jashtëzakonshme që e gjejmë në katër libra, “Hija e erës”, “Loja e ëngjëllit”, “I burgosuri i qiellit” dhe i fundit “Labirinti i dritës”.

Carlos Ruiz Zafon ndau me ne se ai ndihej i çliruar që më në fund kjo histori 16 – të vjeçare kishte marrë zgjidhje dhe pse historia u krijua me katër “çelsa” apo “dyer” dhe në çdo faqe lexuesi mund të gjejë zgjidhjet e tij për historinë. Me anë të këtyre veprave ka shprehur jo vetëm imagjinatën e jashtëzakonshme dhe talentin letrar, por padyshim dhe një pjesë të vetes. Muzika ishte shoqëruesja e tij e përhershme gjatë proçesit të shkrimit. Ai përzgjodhi tre personazhe të cilëve iu ka dhënë më shumë nga karakteri i tij “Julian Carax, Fermin Romero De Torres dhe Alisia (personazhi kryesor në Labirinti i dritës). Zafon iu përgjigj me durim gjithë pyetjeve dhe përgjigjet e tij jo vetëm ishin të plota dhe plot jetë, por tregonin dhe shpirtin e madh të atij njeriu që e kisha njohur vetëm nëpërmjet librave të tij. E nëse e pyet si ndihet qëështë autori i dytë më i lexuar pas të madhit Servantes, ai qesh dhe thotë se është i lumtur se rivalizohet “nga një i vdekur” dhe shpreson që vepra e tij të jetojë po aq sa Don Kishoti i Mançes.

Pasi takimi përfundoi dhe njerëzit u rreshtuan, ndër ta dhe unë, pata nderin të jem personi që i foli librat i tij në gjuhën shqipe dhe i kërkoi një interviste e cila u zhvillua pjesërisht në Literature Haus në Mynih dhe pjesa tjetër në email. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, jo vetëm për përgjigjet, kohën apo respektin, por mbi të gjitha për humanizimin dhe thjeshtësinë që e konsideron të paimagjinueshme tek një njeri si ai. Në intervistën që mund ta lexoni më poshtë ai është shprehur i gatshëm të takojë lexuesin shqiptarë dhe do doja shumë që ky takim “fatlum” të ishte si pikënisje për ardhjen e një autori të përmasa botërore në Shqipëri.

 

 

Si erdhi shkrimi tek ju? A i ngjante një hije?

 

E kam ditur që në fëmijëri që doja të bëhesha një shkrimtar. Në fakt e dija që nuk kisha zgjidhje tjetër. Është e vështirë të shpjegosh pse. Gjithmonë kam patur ndjesinë që ky isha dhe ky duhet të isha. Shpesh, të ndodh, të kesh ndjesinë që ti duhet të bësh diçka sepse është në natyrën tënde, pavarshisht qëllimeve të tua. Shkrimi ishte i tillë për mua. Kjo ishte ajo çfarë unë jam dhe çfarë bëj, për mirë apo për keq.

 

Kush janë autorët që kanë ndikuar në imagjinatën tuaj dhe ju kanë shtyrë të mendoni përtej barrierave?

 

Kanë qenë të shumtë autorët që kanë ndikuar tek unë. Duke nisur që më kolosetë e shekullit të 19 – të si Çarl Dikens apo Aleksandër Duma, tek mjeshtrit e letërsisë moderne si John Le Carre, Joyce Caro Oates dhe shumë e shumë të tjerë. Gjithashtu bota e filmit ka patur një ndikim të thellë në formën sesi unë rrëfej historitë e mia, siç ka ndikuar me shumë mundësi dhe në shumicën e autorëve të gjeneratës time. Në një farë mënyre gjithçka që në shohim apo lexojmë ndikon tek ne autorët pasi na bën të mendojmë rreth mekanizimave të rrëfimit të historisë, të paktën kështu duhet. Në mund të mësojmë nga gjithçka që të tjerët kanë bërë përpara nesh dhe në rastet kur nuk na përshtatet.

 

A ka ndonjë libër që e ka ndryshuar mënyrën sesi ju e shihni botën?

 

Mund të them se ajo çfarë ndryshoi mënyrën sesi unë e shihja botën ishte vetë librat, gjuhët, idetë, botën brenda nesh dhe mundësinë për të shprehur mendimet përmes gjuhës, imazheve dhe simboleve. Më shumë se sa një libër, ishte premtimi që gjithë librat mbartnin.

 

A hasët ndonjë vështirësi kur nisët të shkruanit “Hijen e erës”?

 

Të gjithë librat janë të vështirë për t’u shkruar dhe “Hija e erës” nuk bën përjashtim. Në këtë rast unë po përpiqesha të themeloja karrierën  time si shkrimtar pasi kisha punuar shumë vite si skenarist dhe autor i romaneve për të rinj. Kisha dëshirë që për herë të parë të shkruaja çfarë kisha dëshirë dhe jo çfarë të tjerët prisnin që unë të shkruaja. Në një farë mënyre ishte një fillim i ri për mua si shkrimtar, të paktën kështu e kanë përceptuar dhe të tjerët.

 

A e kishit planifikuar të shkruanit katër libra të lidhur në këtë formë apo thjesht erdhën gjatë rrugës së shkrimit?

 

Po, ky ka qenë plani që në fillim, të krijoja një labirinth historish, ngjarjesh, karaktersh dhe rrëfimesh tëndërlidhura dhe të përfshira nën një dizajn.

 

Si ndjeheni tani që saga e gjashtëmbëdhjetë viteve punë, tashmëështë përfunduar?

 

Ndihem në paqe me veten sepse të paktën kam arritur të përmbush diçka që më ka marrë më shumë kohë, përpjekje dhe përfshirje personale seç e kisha menduar fillimisht. Në një farë mënyre këto libra morën në kontroll jetën time për shumë kohë dhe tashmë ndihem i kënaqur që arrita të realizoj atë çfarë synoja shumë vite më parë dhe tani jam i lirë për të eksploruar ide dhe projekte të reja.

 

Cili nga personazhet tuaja është duke bërë gjithmonë gjërat e kundërta që bëni ju?

 

Shumë personazhe bëjnë të kundërtën e asaj çfarë bëj unë në vend të tyre, madje dhe ata që më ngjajnë apo më përfaqësojnë më shumë. Zakonisht unë jam më praktik dhe më pozitiv në mënyrën e të menduarit në krahasim me karakteret që krijoj, ndaj përpiqem të shmang shumë konflikte dhe vështirësi që ata shfaqin.

 

A janë personazhet ato që udhëheqin historin apo jeni ju ai që e kontrollon gjithomonë situatën?

 

Besoj se jam unë ai që e kontrollon gjithmonë situatën,sepse është historia,bota dhe imagjinata ime.Normalisht që kur krijon një personazh mundohesh te jesh gjithmonë në përshtatje me natyrën e tij/saj,por është gjithmonë autori ai që e kontrollon gjithçka.

 

Si ndiheni që librat tuaj janë në krye te listës së librave më të shitur në shumë vende?

 

Unë jam me shumë fat dhe u jam shumë mirënjohës lexuesve të mi në të gjithë botën për interesin që shfaqin për punën time.Unë jam i vetëdijshëm se sa e vështirëështë që kjo gjë t’i ndodhë një shkrimtari, prandaj ndihem i bekuar dhe në “borxh” ndaj lexuesve të mi.

 

Si ndihesh kur takon lexues të cilët të thonë që librat e tu kanë ndikuar në jetëne tyre ?

 

Unë gjithmonë prekem dhe surprizohem kur zbuloj që krijimet e mia i kanë prekur lexuesit në një mënyrë apo një tjetër.Një nga gjërat më te mëdha që letërsia na ofron ështëlidhja me njerëz të tjerë nëpërmjet magjisë së tregimit të historive.Unë ndihem shumë me fat që nëpërmjet  punës sime mund t’ju sjell diçka pozitive në jetën e lexuesve të mi.

 

Çfarë do të ndodh tani  me shkrimet e tua duke qenë se kapitulli i “Varrezës së librave te harruar” është mbyllur?Ndonjë plan për libra të tjerë?

 

Epo, shpresoj që të vazhdoj të shkruaj libra te rinj,histori te reja dhe projekte të reja qe do t’u interesojnë lexuesve të mi.Kam disa ide ne kokën time por që nuk e di kush do të jetë libri i rradhës.

 

A do të pëlqente të takoje lexuesit tuaj në Shqiperi në qoftë se do të merrnit nje ftesë nga shtëpia botuese, e cila ka sjelle librat tuaj në Shqipëri dhe së shpejti do të botoj librit tuaj të fundit?

 

Sigurisht që do të më pëlqente të vizitoja Shqipërinë dhe të takoja lexuesit e mi aty.Shpresoj që kjo gjë të ndodhë në një të ardhme të afërt.

 

Nga Flogerta Krypi

Pin It