Një trëndafil që nuk vyshket kurrë…

Dashuria është një trëndafil në besimin tonë dhe një mbretëri në zemrën që kurrë nuk vyshket. Më parë se çdo gjë tjetër, ashtu si Zoti e thuri universin si dantellë në klimën e dashurisë, në gjirin e ekzistencës muzika më magjike dhe më e bukur është gjithmonë dashuria. Lidhja më e fortë midis individëve në familje, shoqëri dhe popull, është për shkak të dashurisë. Dashuria universale e shfaq veten anembanë ekzistencës në kozmos përmes ndihmës dhe mbështetjes për çdo pjesëz.

Kjo është aq e vërtetë, saqë faktori më dominues në thelbin e ekzistencës është dashuria. Ashtu si një individ në korin universal, pothuajse çdo krijesë sillet dhe luan me stilin e saj, motivin magjik që ka marrë prej Zotit në një melodi dashurie, sido që ky shkëmbim i dashurisë nga ekzistenca tek natyra njerëzore dhe, nga njëra krijesë tek tjetra, ndodh në një mënyrë të nënvetëdijshme sepse Vullneti Hyjnor dhe Dëshira Hyjnore zotërojnë plotësisht krijesat që nuk kanë vullnet. Nga kjo perspektivë, njerëzit, në mënyrë të vetëdijshme marrin pjesë në këtë simfoni të dashurisë në ekzistencë dhe e rrisin dashurinë në natyrën e tyre të vërtetë dhe hetojnë rrugët për ta demonstruar atë në një mënyrë humane, njerëzore. Prandaj, pa neglizhuar dashurinë në shpirtrat e tyre dhe për hir të dashurisë në natyrën e tyre, çdo njeri duhet të ofrojë ndihmën e vërtetë dhe mbështetjen për të tjerët. Ata duhet ta mbrojnë harmoninë e përgjithshme që gjendet në shpirtrat e tyre, ose në respekt të dashurisë që gjendet në thelbin e ekzistencës si një ligj natyror.

 

Pin It