Njerëz që flladisin puhiza sigurie

Të qenët e myslimanëve njerëz që flladisin puhiza sigurie në ambientin e tyre përreth, është një pasqyrim i të qenit të pajisur me moralin e lartë hyjnor. Emrat e bekuar “es-Selam” dhe “el-Mu’min” janë ndër emrat e Allahut të Madhërishëm. Në fund të sures Hashr thuhet: “Allahu është Zoti i Vërtetë! Nuk ka zot tjetër veç Tij! Ai është Sunduesi, i Shenjti, i Paqti, Garantuesi, Urdhëruesi, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori!

Emri Selam ka kuptimin e të qenit i pastër prej mangësive, e që u fal paqe dhe pastërti edhe të gjitha krijesave të veta. Ndërsa emri Mu’min mbart kuptimin e krijimit të besimit në zemrat e njerëzve, që fal siguri, e që e mban premtimin për çdo fjalë të dhënë. Prandaj, nëse Allahu u ka bërë një premtim njerëzve, realizimi i tij do besuar medoemos. Që në fakt, edhe ndjenja e shpresës tek njeriu pikërisht mbi këtë besim ngrihet. Kështu që, të gjithë ata që përpiqen për të fituar moral prej moralit të Allahut (xh.xh.), e cila me fjalë të tjera mund të shprehej si njeriu që i ka vendosur vetes si qëllim përfaqësimin, si me botën e jashtme, ashtu edhe me botën e tij të brendshme, të emrave dhe cilësive të Krijuesit. Myslimani duhet t’u premtojë siguri njerëzve përreth, në mënyrë që askush të mos shqetësohet se prej tij mund t’i vijë ndonjë dëm apo e keqe; duhet ta besojë Allahun me gjithë fuqinë e zemrës së Tij, dhe me çdo fjalë të lëshuar nga goja e vet duhet t’i qetësojë të gjitha zemrat e tjera që i ndodhen rrotull, dhe pa u kapluar prej kurrfarë shqetësimi duhet të dijë se si të largohet syresh.

Pin It