Njihuni me Xin Zhui, mumjen 2100 vjecare

lady-xin-zhui-e1462448957502

E njohur më mirë si E Zonja E Dait, Xin Zhui është padyshim mumja e ruajtur më mirë në tokë.

Lëkura e saj është ende e butë, këmbët dhe krahët të përthyeshme, organet e brendshme të paprekura dhe ende ka gjakun e saj të grupit A, flokë dhe qerpikë. Dhe është 2100 vjec.

Xin Zhui jetoi gjatë dinastisë Han( vitet 206- 220 para lindjes së krishtit) dhe ishte gruaja e Markezit Dai.

Varri i saj u zbulua në kodrën Cangsha, Hunan, kinë, në vitin 1971. Sipas një autopsie Xin Zhui ishte mbi peshë dhe vuante nga një sërë sëmundjesh dhe kishte probleme me zemrën.

200px-xin_zhui_3

Mendohet se shkak i vdekjes ishte pikërisht një atak kardiak në moshën 50 vjecare- vahti i saj i fundit ishin disa copa pjepri.

Në varrin e saj 12 metra nën tokë u gjetën 100 rroba mëndafshi,182 poca dhe mjete për tualet. Në të u gjetën edhe 162 figura të vogla prej druri.

7514239_orig

Sipas të dhënave trupi i saj ishte izoluar me 20 shtresa mëndafshi dhe ishte zhytur në një lëng acidic dhe vendosur në varr. Varri më pas ishte mbështjellë me argjile. Në këtë mënyrë ishte bërë izolimi total i varrit nga ajri dhe uji duke mos lejuar bakteriet të depërtonin. Megjithatë ende ngelet një mister se si është e mundur që trupi i saj është ende pas 2100 vjetësh në këtë gjendje.

556421171

Pin It