Njohja intuitive e Zotit

Të merituarit e njohjes intuitive të Zotit kanë shenjat e veta. Njohësi i kulturës shpirtërore nuk pret interesim dhe konsideratë prej dikujt tjetër veç Zotit, nuk veçohet kokë më kokë me tje­tërkënd veç Tij, nuk ia hap kapakët e syve dhe portat e zemrës tjetërkujt veç Tij. Për njohësin e vërtetë të kulturës shpirtërore, interesimi ndaj një tjetri, dëshira për t’u veçuar kokë më kokë me dikë tjetër dhe përfytyrimi i një tjetri janë ndëshkimi më i madh dhe vuajtja më e madhe. Ai nuk e dallon dot gjysmë të huajin që nuk e arrin dot intuitën e vërtetë të njohjes së Zotit. Ai nuk mund ta dijë ç’është vuajtja e ndarjes nga Zoti…

Pin It