Norvegjia do të ndërtojë tunelin e parë në botë vetëm për anije

Në gadishullin Stad në Norvegji do të krijohet tuneli i parë në botë vetëm për anije.

Lundrat e ndryshme që bartin kryesisht derivate do ta kenë më të lehtë qarkullimin, sepse do të depërtojnë poshtë masivit të ngurtë, në vend se të bëjnë xhiro,

Për lehtësimin e linjave detare që qarkullojnë ndërmjet Bergen dhe Krikenes, qeveria norvegjeze ka ndarë mbi 300 milionë euro, ndërsa pritet të jetë një fenomen arkitekturor.

Meqenëse ky gadishull ka mot me shi dhe erë, tuneli do të shërbejë edhe për strehimin e anijeve. Që nga viti 1945, shkaku i motit të papërshtatshëm janë shkatërruar 46 lundra, ndërsa për pasojë kanë vdekur 33 persona.

Ndërtimet do të fillojnë gjatë vitit të ardhshëm dhe pritet të përfundojnë në vitin 2029.

Pin It