Novelisti britanik Ishiguro fiton çmimin Nobel për Letërsi

Kazuo Ishiguro është fituesi i çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2017.
Akademia suedeze vlerësoi se autori britanik i ka dhënë novelave të tij një forcë të madhe emocionale.
62-vjeçari Ishiguro mundi në gare dy konkurrentet, shkrimtarin nga Kenia, Ngugi ëa Thiong’o, dhe ai nga Japonia, Haruki Murakami, emrat e të cilëve për disa vjet me radhë përmenden si favoritë.

Nder kandidatet e tjerë, që listoheshin si fitues ishin shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, autorja kanadeze Margaret Atëood, Jon Fosse nga Norvegjia, Antonio Lobo Antunes nga Portugalia, Javier Marias nga Spanja dhe Laszlo Krasznahorka nga Hungaria. Ishiguro është novelist dhe autor i historive të shkurtra. Mes librave të tij më njohur janë ‘Ajo çka mbetet në fund të ditës ’ dhe ‘Gjigandi i varrosur’.

Me veprën letrare ‘Ajo cka mbetet në fund të ditës’ autori fitoi çmimin ‘Booker Prize’ në bazë të së cilës u krijua edhe filmi me të njëjtin titull. Fituesi i Cmimit Nobel 2017 ka lindur në Japoni, ndërsa kur ishte në moshën 5-vjeçare familja e tij u transferua në Britani. Në vitin 1982 shkrimtari mori nënshtetësinë britanike. Novela e tij e parë ‘A Pale View of Hills’ (1982), përshkruante shkatërrimin dhe rehabilitimin e Nagasakit. Një sërë romanesh pasuan më tej karrierën e novelistit i cili është vlerësuar me një sërë cmimesh. Romanet e Ishiguro-s janë të dominuar nga kujtimet, nga potenciali i tyre për t’u larguar , për të harruar dhe heshtur e mbi të gjitha për t’i ndjekur. Librat e tij dhe mënyra e rrëfimit të romancierit janë vlerësuar më mbi 20 cmime gjatë karrierës së tij, finalizuar me cmimin nobel për letërsinë. Në shënimet e autorit ndër të tjera ai përshkruan veten si një shkrimtar që dëshiron të shkruajë novela ndërkombëtare, për të cilat shpjegon se janë të thjeshta, novela që përmbajnë vizionin e jetës që është i rëndësishëm për njerëzit me backgrounde të ndryshme nga e gjithë bota. Bashkë me Rushdie dhe Kureishi, ai bën pjesë në grupin e shkrimtarëve, me origjinë të ndryshme, që i ka dhënë një kontribut substancial letërsisë më të re angleze, duke ndërfutur elemente stilistike të kulturave të origjinës. Kujdesi i tij ndaj veçorive dhe atmosferave, të përshkruara gjithmonë me kujdes të pashoq, t’i kujtojnë romancierët e mëdhenj klasikë.

Pin It