Nuri i salavateve për Profetin (s.a.s)…

Kur Sufjan Theuri po bënte tavaf, pa një burrë që sa herë që hidhte këmbën binte në salavate për të Dërguarin e Allahut (s.a.s), dhe i tha: “O filan, ke lënë tesbihet dhe tehlilet dhe bën vetëm salavate mbi të Dërguarin e Allahut (s.a.s), a ke ndonjë argument përkëtë?” Burri i tha: “Kush je ti të ruajtë Allahu?” Sufjan Theuri i thotë emrin.

Burri ia kthen: “Sikur të mos ishe i huaj në këtë kohë, nuk do ta tregoja sekretin tim, pastaj shtoi: Kur u nisa me babain tim për në haxh, qëndruam tek disa shtëpi, babai im u sëmur he unë po e mjekoja. Një nga netët që po qëndroja mbi kokën e tij, ndëroi jetë dhe fytyra iu nxi menjëherë. Pasi ia lidha qefinin më zuri një sy gjumë. Pashë në ëndërr një burrë. Nuk kisha parë fytyrë më të bukur, as rroba më të pastra dhe nuk kisha ndjerë ndonjëherë aromë më të mirë se ai. Kur u afrua pranë babait tim, i zbuloi mbulesën tek koka, pastaj kaloi dorën e tij mbi fytyrën e babait tim, e cila u zbardh menjëherë. Unë e kapa për rrobe dhe i thashë: “Kush je ti o rob i Zotit që ia zbardhe fytyrën babait tim në këtë vend të huaj?”

Ai më tha: “A nuk më njeh mua? Unë jam Muhamed ibn Abdullahu zotëria që më është zbritur Kur’ani. Babai yt i ka bërë shumë padrejtësi vetets së tij, por ai ka pas bërë shumë salavate mbi mua.” Kur u zgjova shkova dhe pashe fytyrën e babait tim dhe me të vërtetë ajo ishte zbardhur…

Pin It